
Kreu i PD, Lulzim Basha, e cilësoi vjedhjen e radhës miratimin e dy kontratave koncesionare të Partneritetit Publik-Privat për ndërtimin e dy segmenteve rrugore, Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.
Në një deklaratë për mediat, kreu i PD tha se Kuvendi ka miratuar dje dy koncesione, përmes të cilave po pastrohen para, dhe formula e vjedhjes është fryrja e kostove për t’i ndarë mes tyre më pas.
“Siç është bërë publike, qeverisja kriminale e Edi Ramës po vazhdon grabitjen dhe tjetërsimin e ekonomisë dhe pasurive publike të vendit me anë të koncesioneve kriminale, që kanë për qëllim grabitjen e Shqipërisë për llogari të tij dhe një grushti klientësh. Gjithçka tjetër ka ndaluar. Gjithçka tjetër ka marrë fund në këtë qeverisje. Vetëm një gjë forcohet dhe rritet përditë – vjedhja dhe grabitja e pasurive dhe parave publike. Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur historia e Shqipërisë, një grabitës psiqik, që vjedh çdo gjë që i del përpara”, tha Basha.
Duke u ndalur në kontratat e miratuara në Parlament, Basha tha se ato janë grabitjet më spektakolare në histori.
1. Koncesioni i rrugës Milot-Balldren Ndue dhe Agim Kola me vlerë 256 milionë euro për 17 km. Vlera e koncesionit është 3 fishuar. Ish deputeti i PS dhe daja i tij, Gjoka, kanë marrë, së bashku, mbi 500 milionë euro, nip e dajë.
2. Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat, Lorenc Gjikuria me vlerë 70 milionë euro.
Vetëm ditët e fundit janë dhënë.
3. Koncesioni i inspektimit të pompave të naftës
4. Plazhet publike në pronësi private.



