Minimumi jetik, Ruko: Ka mungesë vullneti, projektligji i mbështetur nga qytetarët ka që nga janari që pret të shqyrtohet

Minimumi jetik, Ruko: Ka mungesë vullneti, projektligji i mbështetur nga qytetarët ka që nga janari që pret të shqyrtohet

Mirela Ruko, sekretare organizative e Lëvizjes Bashkë deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se një projektligj për minimumin jetik është dorëzuar në Kuvend që në muajin janar dhe po pret të shqyrtohet dhe së paku të ketë një dëgjesë me personat që ndihmuan që kjo fushatë të realizohet. Duke vijuar më logjikën e saj Ruko tha se ka mungesë vullneti për të përcaktuar minimumin jetik i cili përfshin masën më të gjerë të shoqërisë. "Në vjeshtën e vitit të kaluar nga qytetarët ka pasur organizim për mbledhjen firmave për të dërguar një projektligj për minimumin jetik, kërkesën për t’u njohur nga shteti dhe miratuar është dorëzuar në janar dhe pret në zyra për t’u marrë në shqyrtim dhe të ketë së paku një dëgjese me ata që e ndihmuar këtë fushatë të realizohet. Për të rritur të ardhurat e qytetarëve, projektligjet presin në sirtar. Kjo ka të bëjë më çfarë përfaqësojnë ata që janë në parlament. Minimumi jetik përfshin masën e gjerë të shoqërisë. Ka mungesë vullneti, nuk ka të bëjë me përfaqësimin e vetë shoqërisë në parlament. Në Shqipëri nuk flasim për standard jetese. Ka institucione ndërkombëtare që e llogarisin dhe shkon 1 milion lekë të vjetra në muaj për persona. Duhet të arrijmë tek standardi minimal. Njerëzit jetojnë nën nivelin e minimumit jetik". "Qytetari ka të drejtën të çojnë një projektligj dhe pret që institucionet të kthejnë përgjigje. Kjo është si qytetari përjashtohet. Ne nuk kemi referendum, ato janë vetëm për të hedhur poshtë një ligj të caktuar. Nuk kemi referendume lokale".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy