Qyteti spanjoll “vishet” me të kuqe gjatë festivalit të domates (FOTO)

Qyteti spanjoll “vishet” me të kuqe gjatë festivalit të domates (FOTO)

Rrugët e një qyteti në Spanjën lindore u “veshën” në të kuqe të mërkurën, ndërsa banorët i hodhën njëri-tjetrit domate të pjekura gjatë festivalit tradicional të Tomatinës.

Rreth 22.000 pjesëmarrës të veshur me rroba të bardha të lyera me tul domatesh, u përfshinë në aktivitetin që kulmon në Bunol, rreth 40 km në perëndim të Valencias, çdo vit në javën e fundit të gushtit.

Shtatë kamionë shpërndanë 150 ton domate të pjekura. Jorezidentët paguajnë një tarifë prej 15 eurosh, ndërsa vendasit e Bunolit e shijojnë festën falas.

“Ne i duam domatet! Kjo është arsyeja pse vendosëm të vinim dhe kaluam një kohë fantastike”, tha Taylor, e cila erdhi nga Australia, duke shtuar se ajo dhe miqtë e saj do të bënin disa spageti për t’i ngrënë me salcë.

Fillimi i përleshjes një orëshe u sinjalizua nga fishekzjarre.

Senam, nga Kenia, e përshkroi festën si të mrekullueshme, kreative dhe të mahnitshme.

Pasi përfunduan përleshjet, një ekip pastrimi i armatosur me tuba uji u dërgua për të hequr mbeturinat nga rrugët e qytetit, të cilat mbetën me shkëlqim falë aciditetit natyror të domateve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy