
Mes debateve dhe vetëm me votat e shumicës socialiste, Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar buxhetin për vitin 2026. Nga fondi prej 6.86 miliardë lekësh, 44% parashikohet të shkojë për investime, ndërsa opozita e cilëson atë jashtë interesit të qytetarëve.



