“Na jep 25 mijë euro ose të vramë djalin”, ja si ranë në kurthin e policisë dy gjobëvënësit

“Na jep 25 mijë euro ose të vramë djalin”, ja si ranë në kurthin e policisë dy gjobëvënësit

Dy persona janë arrestuar në Lezhë me akuzën e gjobëvënies dhe kanosjes. Ata kanë kërcënuar një biznesmen se do t’i vrisnin djalin nëse nuk u jepte 25 mijë euro.

Policia bëri të ditur se të arrestuarit janë Dodë Gjoka, 37 vjeç dhe Mark Çuku, 49 vjeç. Për një kohë të gjatë, ata kanë kërcënuar shtetasin me inicialet V.P. biznesmen, se do t’i vrisnin djalin nëse nuk u jepte 25 mijë euro.

I gjendur në këtë situatë, biznesmeni njoftoi policinë për rastin dhe inskenoi takimin me dy kërcënuesit të cilëve u tha se do t’ua jepte paratë. Kur Gjoka dhe Çuku shkuan të merrnin 25 mijë eurot, ata u përballën me policinë dhe u arrestuan në flagrancë.

NJOFTIMI I POLICISË

 Me datë 04 Shkurt 2017, nga efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë , është finalizuar operacioni i koduar Gjobvënia ” me goditjen e nje rasti të Gjobvënies dhe arrestimin ne flagrancë të 2 shtetasve të dyshuar si autorë. Konkretisht: Dodë Gjoka, i vitlindjes 1980, lindur në Mirditë dhe banues Kodër Marlekaj Lezhë, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për Tentative vrasje Mark Quku, i vitlindjes 1968, lindur në Shkodër dhe banues në Malecaj Gjatë paraditës së ditës së djeshme, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi V.P. se ishte kërcënuar me jetën e djalit të tij nga disa mesazhe të ardhura në numrin e tij celular i cili duhej të paguante shumën prej 25.000 euro. 

Policia e Lezhës menjëherë ka ndërtuar punen dhe ndjekur me metoda speciale të hetimit , ku është bërë e mundur identifikimi i i autorëve të letrës dhe mesazhit kërcënues . Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe operacionale . është bërë e mundur që pas 5 orësh nga momenti i kërcënimit , policia ka arrestuar në flagrancë në vendin e quajtur Malecaj , tek ura e fshatit , autorët e dyshuar , konkretisht shtetasit e lartpërmendur , të cilët ishin paraqitur për të marrë shumën e kërkuar .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy