Disfata me Izraelin/ Çarçani: Reja e ka mbyllur ciklin me Shqipërinë (VIDEO)

Disfata me Izraelin/ Çarçani: Reja e ka mbyllur ciklin me Shqipërinë (VIDEO)

Gazetari i sportit Gerti Çarçani komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV humbjen 2-1 të Shqipërisë në ndeshjen e djeshme përballë Izraelit. Çarçani thekson se trajneri Edoardo Reja e ka mbyllur historinë më Shqipërinë, edhe sikur të kishte arritur objektivin për ta renditur kombëtaren të parën në grupin e Nations League.

Pritshmëritë ishin të larta. Falëm shumë ne, kundërshtari përfitoi nga ato gafa të palejueshme që nuk korrespondojnë me nivelin e lojtarëve. Gafat u referohen Hysajt dhe Mihajt. Në rastin konkret duhet të prevalojë dëshira për ta fituar ndeshjen, që duhet të jetë shumë herë më e madhe se frika për ta humbur. Dje kombëtarja shqiptare humbi me meritë dhe për shkak të pakujdesive dhe gabimeve të përsëritshme dhe të patolerueshme. Kundërshtari ishte komod, sepse i duhej vetëm një barazim. Presioni ishte te skuadra jonë, në të tilla situata edhe frika e pasiguria është gjithmonë prezentë”

Reja është trajner përvojë, disavantazh i madh i tij është mosha. Edhe nëse do zinte vendin e parë në grup, trajneri e ka mbyllur historinë me Shqipërinë, e them me kompetencë këtë. Pas kaq vitesh që ishte konsistent, që s’e ndryshon skemën, eksperimenton në një ndeshje të profilit të lartë. Zgjodhi ndeshjen gabim të eksperimentonte. Nuk mund të them që është faji i trajnerit që gabon Hysaj, Mihaj, apo Boja që nuk shfrytëzon rastin. Por në tërësi është cikël i mbyllur. Edhe nëse ne do fitonim dje në Izrael, ai e ka mbyllur me Shqipërinë”.

Lidhur me deklaratat e kapitenit Hysaj për lojtarët e rinj, Çarçani thotë se është e tepërt nga Hysaj që bën moral në një ndeshje ku avet kapiteni bëri një gabim të patolerueshëm për standardet e tij. 

Nuk e dimë se çfarë ndodh brenda. U etiketua si një lloj fature. Por morali për pjesën e re do ishte i tepërt, kur ti ishe protagonist në pësimin e golit! Ai mori përgjegjësi për vete. Për këtë pozicion që luan ka një dilemë të madhe. Për pozicionin e tij s’ka një tjetër. Do vazhdoj të jetë për sa kohë nuk guxohet me një alternativë të dytë. Morali apo mesazhi për të rinjtë, dje ishte momenti i gabuar, pasi gabimi që bëri konsiderohet i patolerushëm për standardin e tij”.

Duke u ndalur te sfida e radhës me Islandën, Çarçani shton se:

Fitorja e të martës vlen më shumë për moral dhe për të larguar atë malin e madh të baltës që rëndon mbi këta çuna, që kanë gabuar shumë por nuk kanë bërë një vepër penale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy