
Autoriteti Mbikëqyrës italian për Privatësinë e të Dhënave ka bllokuar ChatGPT, derisa të respektohet privatësia.
Autoritetet italiane për Mbrojtjen e të Dhënave thanë se softueri mbledh në mënyrë të paligjshme të dhënat e përdoruesve dhe mbron shumë pak të rinjtë.
ChatGPT, që është zhvilluar nga firma amerikane OpenAI, është kthyer në trendin e momentit kudo në botë, pasi përmes inteligjencës artificiale ia del të gjenerojë ese, këngë, provime edhe artikuj lajmesh.
ChatGPT akuzohet po ashtu për mungesë transparence. Vendimi i Autoritetit Mbikëqyrës në Itali është i përkohshëm.



