
Një tjetër shpërthim tritoli është regjistruar këtë të premte në një lokal në Fushë Krujë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në Fushë-Krujë, ku janë dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit B. T.
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.



