
Evi Kokalari e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli edhe për George Soros dhe influencën e tij, për të cilën tha se ka qenë negative, duke e quajtur interesin e filantropit në Shqipëri, si “një eksperiment mbi 30 vjeçar”. “Shqipëria, vatër e eksperimentit të Soros. Çfarë më pëlqen mua te Orban? Ka shpallur non-grata Sorosin në Hungari. Ka hequr FMN-në. Shqipëria ka qenë vatra e eksperimentit të Sorosit për 30 e ca vjet, që pa u ndryshuar regjimi komunist, Sorosi priste nga Serbia që të ndryshonte regjimi”.



