Fatura false për zhdoganimin e mallrave me origjinë nga Kina, arrestohen 3 doganierë dhe 3 biznesmenë në Fier

Fatura false për zhdoganimin e mallrave me origjinë nga Kina, arrestohen 3 doganierë dhe 3 biznesmenë në Fier

Finalizohet pas një hetimi disamujor me metoda proaktive nga policia e Fierit, operacioni policor i koduar “Procesi”, gjatë të cilit janë vënë në pranga 3 doganierë dhe 3 biznesmenë.

Në kuadër të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe në kuadër të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Procesi”.

Si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i masave “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për 3 shtetas, të cilët në periudhën 2014-2016, dyshohet se kanë abuzuar me detyrën doganier në Degën Doganore Fier, konkretisht:  

-Rubin Shehu, 47 vjeç, banues në Tiranë (i punësuar në Degën Doganore Fier);

-Ilirjan Ymeri, 51 vjeç, banues në Fier, ish-punonjës i Degës Doganore Fier;

-Endeit Gjikondaj, 37 vjeç, banues në Fier, ish-punonjës i Degës Doganore Fier.

Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për 3 shtetas (biznesmenë):

-Myftar Kapllanaj, 70 vjeç, banues në Berat;

-Arben Bicja, 56 vjeç, banues në Tiranë;

-Sami Pero, 60 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit M. K., S. P dhe A. B., në periudha të ndryshme, gjatë viteve 2014-2016, për llogari të shoqërive tregtare në administrim të tyre, kanë kryer pranë Degës Doganore Fier, praktika zhdoganimi të mallrave me origjinë nga Kina.

Procedurat e zhdoganimit janë kryer në të gjitha rastet, pranë Degës Doganore Fier, nga ana e doganierëve, shtetasve Rubin Shehu, Ilirjan Ymeri dhe Endeit Gjikondaj.

Në kryerjen e procedurave të zhdoganimit në Degën Doganore Fier, nga ana e administratorëve të subjekteve janë paraqitur fatura të falsifikuara.

Në përfundim të hetimeve është dokumentuar veprimtaria e kundërligjshme e të gjashtë këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer procedurën e zhdoganimit, pa kryer verifikimin e mallit dhe kanë shmangur detyrimet doganore në vlerën e 10 016 364 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy