Kikia: Masa ndaj Berishës do të detyrojë PD të futet në një rrugë tjetër për mënyrën si do të funksionojë (VIDEO)

Kikia: Masa ndaj Berishës do të detyrojë PD të futet në një rrugë tjetër për mënyrën si do të funksionojë (VIDEO)

Gazetari Mentor Kikia tha në studion e MCL Live se masa ndaj Berishës do të detyrojë PD të futet në një rrugë tjetër për mënyrën si do të funksionojë pasi ajo tashmë do të gjendet vetëm përballë dy rrugëve, të ngushtohet në një grupim të vogël, ose të gjejë forcë për t’u shndërruar në një alternativë qeverisëse.

Masa ndaj Berishës do të detyrojë PD të futet në një rrugë tjetër për mënyrën si do të funksionojë.

Bie dakord që PD është më e madhe dhe Berisha dhe opozita më e madhe se PD dhe se në fund opozitë nuk është vetëm PD dhe Berisha, por opozitë jam edhe unë që s’ jam anëtar i asnjë partie politike, por në momente të caktuara reagoj për një gjë që mendoj se nuk është e duhura për vendin. Këta njerëz opozita duhet të dijë t’i mbledhë.

PD që drejton Berisha është partia më agresive në të bërit opozitë, por a mjafton kjo për të ardhur në pushtet, a mjaftojnë  ato 500 mijë vota që opozita merr, a mjaftojnë vetëm anëtarët që zihen dy PD-të? Jo.

Sepse në fund pyetja që ngrihet është se jo çdo parti opozitare është alternativë qeverisësve. Alternativa qeverisëse nuk mjafton vetëm të denoncojë, por të jetë e besueshme.

A është Berisha alternativë qeverisëse dhe këtu unë nuk mendohem dy herë për të thënë jo.  

PD sot ndodhet në një kapërcyell. PD ose do ngushtohet në një grup të vogël që do e pinë kafen te “rruga e Salës”, ose do të gjejnë kurajë të bëjnë një katarsis, një projekt politik të ri që të mos rrinë peng të presin vulën se gjykatat mund ta marrë vendimin një javë para zgjedhjeve. Ose PD do të shndërrohet në grupim të vogël besnikësh të PD ose do të gjejë forcë për t’u shndërruar në alternative politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy