Censusi/ Xama: Popullsia ka një rënie me 420 mijë qytetar, shohim një zhvillim nga zonat rurale në zonat urbane

Censusi/ Xama: Popullsia ka një rënie me 420 mijë qytetar, shohim një zhvillim nga zonat rurale në zonat urbane

Gazetarja Ola Xama e ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV teksa ka komentuar censusin e popullsisë u shpreh se nga të dhënat e nxjerra nëse në vitin 2011 ne ishim 2.82 milion banorë, sot jemi 2.4 milion banorë.

Ajo tha se edhe numri i familjeve është më i vogël, kemi familje më të vogla nga 3.7 që ka qenë numri i një familje, tashmë e kemi 3.2.

Sipas saj një tjetër gjë që vihet re në këto të dhëna është zhvillimi i popullsisë nga zonat rurale në zonat urbane dhe nëse në censusin e vitit 2011 kishim 20% afro të banesave-pallate, sot numri i qytetarëve që jetojnë në pallate është 40%.

Drupal Ad

 

 

 

Censusi është regjistrimi i popullatës që bëhet shtëpi më shtëpi një herë në dhjetë vjet dhe është i sanksionuar që duhet bërë një herë në dekadë me një nen të veçantë në kushtetutën e vendit. Këtë herë për shkak të disa problemeve teknike, censusi u shty me dy vjet, nuk u bë në vitin 2021. Fillimisht me justifikimin e pandemisë dhe në vitin 2022 u shty, sepse nuk arriti që të bëhej në kohë procedura e prokurimit, pra tenderi për blerjen e tabletave që të realizohej censusi.

Në 18 shtator 2023 ka nisur regjistrimi i popullatës së Shqipërisë dhe ka përfunduar në mos gaboj, një muaj e gjysmë më vonë, sepse u shty edhe me dy javë të tjera. Tashmë kemi të dhënat paraprake, jo të gjitha shifrat e detajuara, por kemi të dhënat e sakta sa i takon numrit të popullsisë. Nëse në vitin 2011 ne ishim 2.82 milion banorë, sot jemi 2.4 milion banorë.

Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që popullsia ka një rënie me 420 mijë qytetar, ndërkohë që nëse këtu bëjmë zhveshjen edhe të shifrës së shtesës natyrore të popullsisë, pra raportin mes lindjeve dhe vdekjeve, që ishin afro 68 mijë.

Atëherë i bie që 500 mijë shqiptarë kanë lënë vendin, kanë emigruar ose mesatarisht dyzet e pesë mijë shqiptarë në vit. Numri i familjeve është më i vogël, kemi familje më të vogla nga 3.7 që ka qenë numri i një familje, tashmë e kemi 3.2.

Por edhe njësitë ekonomike dhe banesat e zakonshme që banohen janë 755 mijë, ndërkohë që shohim një zhvillim të popullsisë, nga zonat rurale në zonat urbane dhe nëse në censusin e vitit 2011 kishim 20% afro të banesave-pallate, sot numri i qytetarëve që jetojnë në pallate është 40%. Pra, më përpara 80% ishin banesa individuale shtëpi, sot kemi një përmbysje, kemi 47% shtëpi individuale dhe 40% pallate.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy