Deputetja demokrate Ilda Dhori, flet për mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, prej ku u dol me emrat e kandidatëve për President.
Për MCN Live, deputetja tha se në mbledhje munguan deputetët që i janë bashkuar Komisionit të Rithemelimit, për të cilët tha se kanë bojkotuar mbledhjen.
Dhori bëri të ditur se secili nga deputetët e pranishëm ka pasur të drejtën për të propozuar emrat që konsideron se përmbushin kriteret si figura me integritet, për të çuar në Presidentin që përfaqëson unitetin e shqiptarëve.
Përpara tre mbledhjeve të fundit që janë bojkotuar nga Komisioni i Rithemelimit, kemi pasur mbledhje të përbashkët për të përcaktuar qëndrimin e PD, lidhur me çështjen e Presidentit.
Komisioni dhe në krye zoti Berisha kanë shprehur qëndrimin se duhet bojkotuar procesi dhe nëse shumica e grupit i qëndronte bojkotit, apo do merrnin pjesë. Pjesëmarrja jonë do jetë në kuadër të asaj që PD ka bojkotuar mjaft procese, braktisi zgjedhjet vendore të 2019 dhe falë bojkoteve të përsëritura të PD, ne jemi në një pikë kritike.
Sot demokratët janë më të çorientuar se kurrë dhe PD është në gjendje kritike. PD nuk duhet ti ofrojë më shqiptarëve imazhin e një partie që bojkoton. Të mos përdoremi nga Rama se ai këtë ka qëllim në vetvete.
Rithemelimi caktoi zotin Boçi dhe Baçi për diskutimin me aleatët për kandidatët për deputetë. Nëse nuk ulemi pikë së pari në një tryezë, le të ulemi përballë dhe të diskutojmë.
Alibeaj më tha se ka bërë të gjitha tentativat e mundshme për të realizuar këtë gjë dhe nuk ka pasur sukses, duke bërë bashkë të gjithë demokratët.
Dhori tha ndër të tjera se nuk kanë asnjë detyrim ndaj Edi Ramës për Presidentin, por se detyrimi është ndaj shqiptarëve.
Në vijim ajo shprehu mosbesim që Edi Rama të zgjedhë President i cili do të vijë nga propozimet e opozitës.
Do ju propozojmë shqiptarëve për President, një emër dinjitoz. Ne kërkuam në shumicë të deputetëve prezentë në mbledhje që përfundojmë pjesëmarrjen tonë në këtë proces ditën e hënë.
Që ne do të marrim pjesë vetëm në raundin e dytë, në momentin që kjo qeveri ilegjitime do të rrëzojë një figurë të denjë pa asnjë lloj prove apo arsye konkrete ne e përfundojmë pjesëmarrjen.
Më vjen keq që kemi një pjesë të PD që sulmon pjesën tjetër.
Një ditë më parë opozita propozoi si kandidatë për President, Leonard Demin, Arben Çejkun, Dritan Demiraj, Dashamir Shehin, Rexhep Uka, Halim Kosova, Leka Zogu dhe Visar Zhiti.



