Gazetari Artur Çani, autor i emisionit ‘Ajsberg’, për MCN TV thotë se arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha ishte i pritur. Ai thotë se kjo gjyqtare duhet të ishte larguar nga pozicioni vite më parë, ndërsa fajtorë janë ata që e mbanin aty.
“Kjo gjyqtare nuk duhej të ishte gjyqtare vite më parë. Përgjegjësia u takon atyre që e kanë mbajtur në punë për kaq kohë. Ky ishte paralajmërimi i një arrestimi të pritur, por ama kjo tregoi se po zbatohet teoria "kap çfarë të kapësh". Këtë s'e ka thënë Rama, por i ndjeri Santo. Është një grup i vogël që vazhdojnë punën e ndershme. Një grup tjetër janë këto "kçk", sepse thonë për të ikur kemi, dhe grupi tjetër që e kanë kaluar vetingun. Kjo skemë e famshme që u zbulua sot nuk ka shqiptar që nuk e di. Në korrupsion janë 3 grupe faktorësh. Janë të interesuarit për të korruptuar, ndërmjetësit dhe këto që marrin këto të ardhura. Kjo nuk është skemë vetëm në gjyqësor, por e ka fillimin në politikë”.
I pyetur nëse ky ishte një sinjal se SPAK do të hetojë çështje të tjera sensitive, si për shembull dosjen Meta-Prifti, Çani përgjigjet se është skeptik. Ndër të tjera, ai thotë se që sistemi gjyqësor të jetë i pastër duhet që pushtetet të jenë të ndara.



