
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Durrës, ku një fëmijë 3 vjeç ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të shtatë. Sipas informacioneve paraprake, e mitura ndodhej bashkë me prindërit e saj momentin e ngjarjes, ndërsa ka rënë mbi tendën e një biznesi.
3-vjeçarja është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.



