Tensionet vazhdojnë të jenë larta në gadishullin Korean, ku deklaratat nga vendi komunistë nuk janë aspak të qeta dhe nuk ndihmojnë për ruajtjen e paqen në zonën më të nxehtë të konfliktit.
Stërvitja e përbashkë mes SHBA-Korea e Jugut-Japoni duket se ka acaruar Phenianin.
“Shpërthimi i luftës është bërë ‘një fakt i vërtetuar’”, ka thënë zyrtari koreanoverior.
Zyrtari fajësoi “luftën kundër terrorizmit” dhe “stërvitjen e përbashkët më e madhe ndonjëherë ajrore” mes SHBA dhe Koresë së Jugut për shtyrjen e gadishullin në prag të një lufte të mundshme.
Deklarata u botua nga agjencia e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut, duke iu referua komenteve të Mike Pompeo, drejtorit të CIA-s, i cili tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, nuk e kupton se sa serioze është gjendja aktuale në Azinë Verilindore.



