Vrasje-vetëvrasje në një dasmë në Tajlandë, 5 të vdekur

Vrasje-vetëvrasje në një dasmë në Tajlandë, 5 të vdekur

Në Tajlandë, një ish-rojtar pylli vrau gruan me të cilën sapo ishte martuar dhe tre persona të tjerë mbrëmjen e së shtunës gjatë festës së dasmës së çiftit në verilindje të vendit, përpara se të vinte armën në kokë dhe t’i jepte fund jetës.

Vrasje-vetëvrasja ndodhi në fshatin Wang Nam Khieo, në provincën rurale të Nakhon Ratchasima.

Dhëndri Chaturong Suksuk 29 vjeç, mungoi për pak kohë në dasmë, mori armën që kishte në makinë dhe hapi zjarr rreth orës 23:30 me orën lokale duke vrarë nusen e tij Kanchana Pachunthuek 44 vjeç, nënën dhe motrën e saj, si dhe një burrë që ishte në mesin e të ftuarve.

Një tjetër mysafir mbeti i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Nuk dihet ende arsyeja që e shtyu Chaturong të vrasë katër persona dhe më pas t’i japë fund. Dasma u festua me një rit budist në mëngjes dhe pjesa tjetër e ditës kaloi në një atmosferë festive, megjithëse Chaturong, sipas pjesëmarrësve të tjerë në ngjarje, dukej se nuk ishte në humor të përshtatshëm për festimet.

Burri kishte punuar më parë si rojtar pylli dhe ishte bërë invalid pasi kishte plagosur këmbën gjatë detyrës. Çifti kishte bashkëjetuar për tre vjet para se të martoheshin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy