Stuhia më e fuqishme në botë për vitin 2022, po i afrohet Kinës

Stuhia më e fuqishme në botë për vitin 2022, po i afrohet Kinës

Super tajfuni Hinnamnor, i cili besohet të jetë stuhia më e fuqishme në botë deri më tani për vitin 2022, po afrohet drejt brigjeve të Kinës .

Tajfuni ndodhet në jug të ishujve Ryukyu të Japonisë dhe do të përqendrohet në zonën detare në lindje të Tajvanit për dy ditët e ardhshme, sipas parashikimit të Observatorit të Hong Kongut.

Më pas pritet të lëvizë në veri drejt Detit të Kinës Lindore, ku autoritetet në provincat bregdetare të Kinës janë duke u përgatitur për mbërritjen e tajfunit.

Stuhia po afrohet me erëra të fuqishme, shpejtësia e së cilave arrin në 231 km/h.

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave të Kinës ka bërë paralajmërime paraprake për provincat bregdetare të Zhejiang dhe Fujian. Në këto zona shkollat, fabrikat, kompanitë dhe transporti do të qëndrojnë të mbyllura.

Për shkak të stuhisë ka pasur probleme edhe me transportin ajror drejt Japonisë. Disa fluturime në ishullin Okinawa janë anuluar, teksa priten të tjera anulime ose vonesa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy