Kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka mbërritur sot në qytetin e Elbasanit, ku ka takuar zyrtarë të Policisë.
Takimet e Nanos në Elbasan vijnë një ditë pas sulmit të tre shtetasve rusë dhe një ukrainasi ndaj dy ushtarëve shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh.
Kujtojmë që një reagim pati më herët nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili tha se incidenti në uzinën ushtarake po trajtohet dhe në kontekstin rajonal dhe gjeopolitik.
Peleshi kërkoi përfundim të hetimeve në lidhje me këtë ngjarje ku kanë nisur komunikimet dhe me autoritetet e NATO-s.
Po sot "uniformat blu" ndaluan katër shtetas çekë, të cilët po fotografonin tunelin e uzinës së Poliçanit.
Policia sqaron se gratë ndodheshin jashtë ambienteve me aparat fotografik, ndërsa burrat u konstatuan brenda tuneleve.



