Skandali i “Nobelit”, gjykata dënon fotografin francez Jean-Claude Arnault

Skandali i “Nobelit”, gjykata dënon fotografin francez Jean-Claude Arnault

Një fotograf francez i cili ishte në qendër të një skandali për përdhunim që bëri që çmimi Nobel për Letërsi i këtij viti të shtyhej, është dënuar me dy vjet burg.

Të hënën një gjykatë suedeze e shpalli 72-vjeçarin Jean-Claude Arnault, fajtor për përdhunimin e një gruaje në një apartament në Stokholm, në vitin 2011.

Arnault, që është i njohur në Suedi, është i martuar me një ish-anëtare të Akademisë shekullore Suedeze. Kriza bëri që Akademia të anulonte dhënien e çmimit Nobel për Letërsinë këtë vit.

"I pandehuri është shpallur fajtor për përdhunimin e kryer gjatë natës 5 tetorit dhe 6 tetorit 2011", tha gjykata e Stokholmit, ndërsa shpalli vendimin e saj.

Më tej gjykata shtoi se viktima ishte "dhënë kompensim për dëmet" dhe urdhëroi Arnault të paguante rreth 12,000 dollarë.

Avokati i viktimës, Elisabeth Massi Fritz, tha se klienti i saj ishte "i lehtësuar" pas vendimit, raportoi mediat lokale.

Në fund të vitit të shkuar, rreth 18 gra akuzuan Arnaultin për ngacmime seksuale dhe agresione në kuadër edhe të lëvizjes “#metoo”, duke bërë që të niste një hetim i prokurorëve.

Vet Arnault ka hedhur poshtë incidentet për të cilat akuzohet, shumica e të cilave thuhet se kanë ndodhur në prona të lidhura me Akademinë ose në klubin e tij të letërsisë.

Të gjitha akuzat, me përjashtim të njërës, u rrëzuan në përfundim. Në prill të këtij viti, Organizata Kulturore Suedeze ka përpiluar një raport të brendshëm për rastin, e po atë muaj votoi për shkarkimin e bashkëshortes së Arnault, poetes dhe shkrimtares Katarina Frostenson, nga komiteti i tij prej 18 anëtarësh.

Kjo, së bashku me akuzat për konflikt interesi dhe rrjedhjen e informacioneve në shtyp për emrat e fituesve të Nobelit të Letërsisë, kanë ndarë Akademinë dhe kanë çuar në një valë dorëheqjesh, përfshirë shefen e Akademisë, Sara Danius, shkruan BBC.

Teknikisht, anëtarët e Akademisë Suedeze nuk mund të japin dorëheqje nga pozicionet që i mbajnë për jetë. Por, ata thjesht mund të mos marrin pjesë në aktivitetet e Akademisë.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy