
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Egnatias dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 13-të në Superiore.
Ndeshja nisi nga minuta e 24-t, aty ku u ndërpre pak ditë më parë, për shkak të ndarjes nga jeta të sulmuesit Raphael Duamena.
Sfida është në rezultatin 1-1, me dy golat që ishin shënuar që në sfidën e parë të ndërprerë, ndërsa 20 minutat e sotme të pjesës së parë nuk prodhuan gola të tjerë.



