Deputetët e opozitës kanë penguar sërish vijimin normal të seancës parlamentare duke hedhur tymuese.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla përballë situatës së tensionuar në parlament, ka përjashtuar deputetin Flamur Noka nga seanca, për shkelje të rëndë të rregullores.
Gjithçka pasi Noka ndezi tymuese, si dhe u përplas me Gardën, por pavarësisht kësaj, deputeti demokrat vijoi me tymuese dhe të qëndrojë në seancë.
Po ashtu, Noka iu vuri flakën edhe disa shkresave.
Tymuese mbajti në duar edhe deputetja Elda Hoti.
Ndërkohë deputetët opozitarë kanë bllokuar edhe foltoren e seancës me karrige, duke bërë që deputetët e mazhorancës të flasin nga vendi.
Sakaq seanca ka zgjatur vetëm 18 minuta, duke bërë që të mbyllet më pas, përballë situatës së përsëritur nga opozita.



