Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Himarë, Skerdjan Dhuli thotë se kandidati i opozitës në zgjedhjet e gushtit do të jetë i koalicionit, pavarësisht emrit që do të dalë.
Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se në finale do të bëhet e njëjta fushatë dhe koalicioni do të funksionojë në unison, duke shtuar se herën e kaluar fushatën e morëm më lehtësisht, edhe për shkak të rrethanave që nuk ishin ngarkuar kaq shumë.

Sipas tij, në këtë moment politik që ndodhet, nuk ka rëndësi kush nga emrat do jetë, pasi emrat janë në tryezë dhe sondazhohen të gjithë, ku bëhet një analizë e detajuar se kush do të jetë emri më konsensual.
Ai nuk mohoi se djali i Fredi Belerit, Petro Beleri të përflitet si kandidat për bashkinë e Himarës dhe në këtë drejtim shtoi se cilido kandidat do e përsërisë fitoren në Himarë.
Ne do të jemi fitues në Himarë, se problematikat në gjithë vijën bregdetare i shkakton Edi Rama.
Është blloku opozitar në një krah dhe Edi Rama me krimin e organizuar dhe oligarkinë në anën tjetër.
Petro Beleri po lakohet si një ndër emrat, është emër unifikues, por nuk është vetëm ai emri unifikues dhe fitues.
Janë disa emra, janë emra të rinj kryesisht, politikanësh të rinj, të cilët në një farë mënyre, përveç gjithë problematikave që ka Himara po sfidojnë një kastë të vjetër politike.
Çdo person që angazhohet në politikë nuk angazhohet kot, çdo person me figurë të pastër politike, aq më tepër dhe familjare dhe me formimin e duhur, çdo person që i hyn politikës ka një ambicie të tillë.
Kandidati që do të jetë, do të jetë një emër i ri, që do të sfidojë një kastë të vjetër politike.
Do të jetë një person nën 40 vjeç, pa njolla politike, pa akuza politike dhe pa perceptim korrupsioni mbi vete.
Nga ana tjetër Dhuli shtoi se Vangjel Tavo ishte në plan nga mazhoranca socialiste që në muajin dhjetor për t’u kandiduar.
Edhe qenin që rri jashtë selisë së Partisë Socialiste në Himarë, po ti bësh një veting del i njollosur në korrupsion.
PS nuk kishte asnjë figurë për ta kandiduar, se nga i pari te i fundit, ka një dosje në SPAK.
Partia Socialiste ka vërtetuar se në atë zonë është një strukturë kriminale, ku nga i pari tek i fundit kanë probleme me ligjin.
Ai e di shumë mirë se SPAK do duhet t’ia arrestojë kryetarin në detyrë, Arqile Bollano.
Rama po mundohet të çojë në një proces zgjedhor sa më të shpejtë, duke e ditur se gjithë sa ka në atë strukturë, i ka të inkriminuar.
Vangjel Tavo ka zero influencë, nuk ka lidhje me asnjë nga njerëzit e asaj bashkie, ky është benefit për ne. Nuk e shoh si problem. Problemi për mua është Edi Rama.
Për shkak se problemet kryesore të atyre banorëve nuk i shkakton kryetari i bashkisë.
Jorgo Goro u zgjodh se ishte hajdut, Arqile Bollano u zgjodh se ishte hajdut duke pasur parasysh se çfarë përfaqëson Edi Rama do ketë një shtrirje kapilare.
Rama, kandidatin e sjell grek, e sjell aty thjesht se është grek, pa pasur ndonjë kriter tjetër.
Ti e trajton bashkinë e Himarës si minoritare, si bashki greke, çka nuk është. Por aty problemet nuk i shkakton flamuri, por qeveria.
Aty vjedhin jo vetëm demokratët, por edhe socialistët.
Ndërkohë Jorgo Goro duhet të shkonte në burg shumë vite më herët, u tolerua se e përdorte Edi Rama për të firmosur për oligarkë që kanë penetruar në terren në vijën bregdetare dhe 70% e vijës bregdetare është e uzurpuar nga oligarkë dhe krimi i organizuar.
Rama e dinte se çfarë ishte Jorgo Goron, por e kandidoi se ishte shërbëtori më perfekt.
Ai thërret vetëm njerëzit me dosje, që i ka të blerë, se e di që mund t’i përdorë për gjithçka.



