Dita nis me kthjellime, pasdite priten reshje shiu, moti për sot

Dita nis me kthjellime, pasdite priten reshje shiu, moti për sot

Zhvillimi i një qendre ciklonare sërish mbi brigjet e Italisë jugore do të diktojë kushtet e motit edhe në vendin tonë.

Për pasojë dita nis me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, të cilat gjatë pasdites dhe kryesisht mbrëmjes zhvillohen duke sjellë reshje të pakta në jugperëndim të vendit. Edhe nata mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale por mbeten të pandryshuara në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 4°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në  23°C.

Sipas meteoalb, era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Europa

Zhvillimi i një qendre ciklonare në qendre të kontinentit do të diktojë vranësira dhe reshje shiu në vendet e Europës qendrore dhe vendet e ulëta.

Po ashtu Veriu dhe lindja  e Europës janë përfshirë nga stuhi ere dhe reshje dëbore. Ndërsa kthjellimet dominojnë Europën Juglindore dhe gjithë Rajonin e Mesdheut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy