
Elon Musk refuzohet nga përdoruesit e Twitter! Për 57.5% të ndjekësve, sipërmarrësi duhet të japë dorëheqjen si drejtues i Twitter.
Ky është përfundimi i arritur nga sondazhi i nisur nga vetë Musk në platformën e drejtuar prej tij.
Sondazhi mblodhi 17.502.391 vota, ku ndjekësit u pyetën prej tij: “A duhet të jap dorëheqjen?”
Sipërmarrësi me origjinë nga Afrika e Jugut ua besoi fatin ndjekësve të tij, nga ku rezultoi se 57.5% ishin pro largimit të tij dhe 42.5% kundër.
Referendumi nisi gjatë natës, ku u pyet se “Kushdo që më ndjek vendos nëse unë do të qëndroj në krye të Twitter-it”.
Gjithsesi është e paqartë se kur mund të largohet Musk dhe se kush mund ta zëvendësojë.



