Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi foli në MCN Live mbi kokainën e kapur në Portin e Durrësit, duke u shprehur se ai është kthyer në një Roterdam të vogël, duke qenë tanimë target i organizatave kriminale. Rexhepi u shpreh se rol në suksesin e operacionit kanë ndërkombëtarët, duke shtuar se diçka çalon me strukturat shqiptare. Eksperti i kriminalistikës paralajmëroi se do të kemi ngarkesa të tjera droge që do kapen në Portin e Durrësit.
Për sa kohë e kanë sinjalizuar ndërkombëtarët, ka sigurinë e kapjes. Kanë marrë masat që operacioni të mos dështojë, GPS-et te pakot dhe përgjimin e telefonatave. Kjo tregon që diçka çalon te strukturat shqiptare. Sasia 45 kg është e madhe, por me sasitë që jemi mësuar duket e vogël. Porti i Durrësit është vendosur në target të organizatave kriminale. Besoj do vazhdoj sistematikisht, do kemi kapje të tjera. 20 për qind e sasisë kapet, kam përshtypjen. Marrim një polic, një doganier, vëmendjen që ka në punë për atë rrogë që merr, nuk është e barabartë me fantazinë e trafikantit, që fiton miliona euro, sepse ka më shumë fantazi, është më i stimuluar. Prisni se do ketë kapje të tjera. Porti i Durrësit është bërë një Roterdam i vogël, droga do vazhdojë. Në shumicën e rasteve ka dijeni për ngarkesën. Këtu ka ose fshehje të statistikave, ose gënjeshtra mbi zbulueshmërinë. 45 kg drogë po e zëmë se janë blerë në origjinë”.
Sa i takon ngjarjes së fundit kriminale të ndodhur në Shkodër, Rexhepi e sheh atë të lidhur me kodin e nderit dhe gjakmarrjen, një fenomen i pranishëm kryesisht në Veri të vendit.
Pa dashur ta krahinarizoj Shqipërinë është edhe kodi i nderit, i gjakmarrjes atje. Kam idenë që është e theksuar gjakmarrja. Kodi zakonor nuk ka dalë. Do një reagim të fortë të shtetit. Nuk jemi në ato parametra shtetëror, kam përshtypje edhe në diktaturë ndodhte ndonjëherë. Shteti duhet të reagojë”.
Lidhur me zbulimin e një depoje për modifikimin e armëve në Tiranë, eksperti i kriminalistikës thotë:
S’besoj që është problem, mund t’i fshehësh në automjete. Një njeri që e modifikon armën, i vë silenciator duhet të marrë dënimin ekstrem për armë mbajtje pa leje. Ndryshe është kur e mban për mbrojtje. Kjo është një punë e përgëzueshme e policisë. Ndoshta mund të ketë lidhje me dëshminë e Dumanit”.



