Honda gati të transferojë një pjesë të prodhimit në SHBA

Honda gati të transferojë një pjesë të prodhimit në SHBA

Kompania e automjeteve Honda do të zhvendosë prodhimin e modelit të saj Civic me fuqi hibride nga Japonia në fabrikën e saj në Indiana në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përpjekje për të zbutur ndikimin e politikave tarifore të Presidentit Donald Trump.

Prodhuesi i automjeteve tha se e konsideronte të përshtatshme për të zhvendosur prodhimin e modelit, të montuar aktualisht në fabrikën e tij në prefekturën Saitama, në veri të Tokios, në Shtetet e Bashkuara, duke pasur parasysh kërkesën dhe popullaritetin e lartë të Civic në atë vend.

Një zëdhënës i kompanisë i tha Bloomberg se prodhimi i modelit hibrid me pesë dyer, i cili filloi në shkurt në prefekturën Saitama në Japoninë qendrore, do të zhvendoset në fabrikën e Honda-s në Indiana rreth muajit qershor ose korrik.

Drupal Ad

Zëdhënësi tha se vendimi bazohej në faktorë të jashtëm, përfshirë vendosjen e tarifave të administratës Trump për makinat e prodhuara jashtë vendit dhe të importuara në SHBA.

Tarifat për pjesët e automjeteve pritet të hyjnë në fuqi jo më vonë se 3 maji.

Në vitin 2024, kompania prodhoi 3.73 milionë automjete globalisht, nga të cilat 693.259 ishin prodhuar në Japoni dhe mbi një milion njësi në SHBA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy