
Llava e vullkanit Kilauea i ka shndërruar disa rrugë në Hauai në shkretëtira vullkanike pasi numri i shtëpive të shkatërruara është rritur, ndërsa autoritetet i bën thirrje banorëve që t’i largohen llavës, pasi kishte mundësi një rrithje të saj.
Furia e vullkanit Kilaues ka dëmtuar rëndë zonën e Leilanit në Ishullin e Madh, ku brenda natës numri i shtëpive të shkatërruara ka kaluar 80 nga 50. Rreth 3 mijë hektarë tokë janë shkrumbuar nga llava që prej 3 majit në atë që konsiderohet si shpërthimi më shkatërrimtar i Kilaueas në më shumë se një shekull, raporton "The Guardian".
Autoritetet thonë se dhjetëra struktura të tjera janë rrethuar nga lava se shpejt do të shkatërrohen prej saj, ndërsa paralajmëruan banorët që të mos presin deri momentin e fundit për tu larguar e më pas të mbesin në kurth.
Veç llavës përvëluese, çarjeve të tokës dhe gazrave toksike, një tjetër rrezik i është shtuar së fundmi situatës në Hauai. Flakët blu që dalin nga toka janë gazi metan që digjet dhe ekspertët thonë se ai mund të rezistojë në shpërthime masive, nëse flakët do të arrijnë të hyjnë në xhepat e metanit nën tokë.
Autoritetet thanë se rrezikshmëria e situatës duket mjaft qartë nga fakti që zjarrfikësit po shkojnë shtëpi më shtëpi për të evakuuar njerëzit dhe nuk po luftojnë flakët, pasi këto flakë nuk ndalen dot nga asgjë.
"Çdo banor i mbetur në zonat aktuale të prekura duhet të evakuohet tani," tha Mbrojtja Civile e Qarkut Hawaii me një alarm.
Megjithëse shkatërrimi i llavës nga vullkani kufizohet në një sipërfaqe rreth 26 kilometra katrorë, shpërthimi po dëmton ekonominë e drejtuar nga turistët e ishullit, pasi vizitorët potencialë i frikësohen ashpërsisë ose smogeve vullkanike që vijnë nga Kilauea.
Numri i vizitorëve në ishull deri më tani në vitin 2018 është duke u ulur dhe vazhdon të jetë pak më i ulët se viti 2017, me anulimin e disa vizitave në port nga anijet turistike që pritet të kenë një ndikim prej 3 milion dollarësh, tha Ross Birch, kreu i bordit të turizmit të ishullit.



