“Xhadat” - 3 vjet pas tërmetit, Laçi ende nuk ka një spital. Politikanët e premtojnë çdo dy muaj

“Xhadat” - 3 vjet pas tërmetit, Laçi ende nuk ka një spital. Politikanët e premtojnë çdo dy muaj

Nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 u dëmtua spitali i qytetit të Laçit, i cili doli jashtë funksionit. Shumë kohë më pas nisën edhe punimet për ndërtimin e spitalit të ri për këtë qytet, ndërsa afati për përfundimin e punimeve u zvarrit disa herë. Kanë qenë të shumta premtimet për hapjen e spitalit nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Le t’i sjellim në kujtesë disa prej tyre.

14 dhjetor 2019, Rama gjatë inspektimit të spitalit të dëmtuar:

“Spitalin do e bëjmë shpejt dhe me teknologji të re. Unë besoj që deri në fund të pranverës do e bëjmë spitalin e ri, ja deri në qershor. Por besoj se 6 muajt e parë do e mbyllim. Do e bëjmë model”.

Në fakt ky premtim nuk u realizua pasi punimet për ndërtimin e spitalit nisën vetëm në shkurt të vitit 2021, ku gjatë inspektimit të punimeve, Kryeministri së bashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun vendosën një afat të ri. Ata thanë se spitali duhet të përfundonte për 4 muaj.

16 shkurt 2021

Manastirliu: “Afati i punimeve është 4 muaj”.

Rama:  “Duhet të punoni 24 orë, me 3 turne, që ta mbarojmë para afatit dhe është e mundur”.

Por edhe pas 4 muajsh spitali ende nuk kishte përfunduar. Së fundmi ishte ministrja Manastirliu, e cila në janar të vitit 2022 dha një tjetër premtim.

22 janar 2022

Manastirliu: “Spitali do të jetë gati për 2 muaj e pak”.

Pra, sipas një përllogaritjeje shumë të thjeshtë, spitali do të ishte gati në Mars të këtij viti.  

Emisioni invetsigativ “Xhadat” bëri një vëzhgim në qershor në spitalin e Laçit për të parë nëse është gati për të mirëpritur qytetarët.

Nga vëzhgimi në terren duken ende punëtorë që punojnë dhe ambjentet e spitalit janë ende të pamobiluara.  

“Spitali ka mbaruar, por nuk është lidhur ende korenti. Pajisje e gjëra s’ka asgjë këtu”- tha inxhinieri i firmës së ndërtimit të spitalit.

Ndërsa qytetarët shtojnë:

“Shumë premtime bëhen, por siç e shihni s’ka përfunduar ende. Këtu s’ka eko zemre, që është kryesorja. Këtu vimë për vizitë, ndërsa për t’u shtruar s’ka këtu, shkojmë në Lezhë, ose në Tiranë. Po deri sa të shkojmë ne në Tiranë, mund edhe të vdesim rrugës”.

“Xhadat” u interesua pranë Bashkisë Kurbin, ku kryetarja e Bashkisë Majlinda Cara informoi:

Në spitalin e Laçit thjesht po bëhen arredimet e fundit të ambjentit të jashtëm, por është drejt përfundimit…nuk jap dot një afat të përcaktuar. Pritet mobilimi i spitalit nga dita në ditë. Pas komunikimeve me firmën ndërtuese jemi në përgatitjet e fundit të lidhjes së energjisë. Eshtë vënë uji. I gjithë procesi i rindërtimit ka kaluar në ca faza që donin kohën e vet dhe prandaj nuk të them dot pse është vonuar, por duhet të interesoheni tek Ministria e Shëndetësisë për këtë pyetje. Jemi në procedurat e fundit. Momentalisht  qytetarët e marrin shërbimin mjekësor në disa godina të improvizuara për shërbim urgjence, ndërsa për shtrime s’kemi mundësi dhe i nisim në vende të tjera si në Lezhë, apo Tiranë. Nuk mund të them sa ka kushtuar sepse nuk jemi ne njësi zbatuese, por do të jetë spitali i ri model Bashkiak”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy