Pritet zyrtarizimi i Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Pritet zyrtarizimi i Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Procesi i përzgjedhjes së drejtuesit të asaj që është cilësuar si FBI-ja shqiptare përmbyllet sot. SPAK pritet të shpallë në orën 14:00 emrin e kandidatit fitues për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aida Hajnaj duket se është kandidatja favorite, për shkak të skualifikimit të tre kandidatëve të tjerë: Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj janë skualifikuar.

Pas shpalljes së kandidaturës së përzgjedhur, emri do t’i dërgohet KLP-së për të vulosur propozimin.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë dhe drejtues të BKH-së, në kuadër të reformës në drejtësi, është monitoruar nga amerikanët dhe partnerët europianë.

Megjithatë,  Partia Demokratike e ka kundërshtuar emrin e Hajnajt. Në një deklaratë pak ditë më parë, ish-deputeti Edi Paloka tha se qeveria po tenton të vendosë nën kontroll Byronë Kombëtare të Hetimit, si institucioni i fundit ende i pamarrë peng nga sistemi i drejtësisë.

Për postin e drejtuesit të BKH-së nuk ka garë. Qeveria e ka bërë edhe këtë si tenderat: fituesi është i paracaktuar, në mënyrë që qeveria ta përdorë sa herë të dojë dhe si të dojë për të mbrojtur ortakët e krimit të organizuar, siç ka bërë edhe në të shkuarën”, tha Paloka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy