
Këshilltarja e PL-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Silva Caka tha në studion e MCN Economy se taksat e larta që mblidhen nga qytetarët shkojnë për aferat korruptive si 5D, inceneratorët etj.
Sipas Cakës, është antikushtetuese mënyra e mbledhjes së disa taksave dhe tarifave në faturën e ujit.
Ne kemi të paktën që nga mandatimi i Këshillit Bashkiak që e ngremë zërin për mosrealizmin e shpenzimeve të bashkisë.
Taksa që rriten, tarifa që qytetarët i paguajnë çdo ditë, edhe në forma detyruese për mendimin tim janë antikushtetuese.
Shumë nga tarifat dhe taksat që vendosën në faturën e ujit, është antikushtetuese t’i mbledhësh në atë mënyrë. Çfarë feed back-u marrim nga këto taksa që rriten buxhetin e shtojnë. Rekord ka mbajtur buxheti që u miratua vjet.
Ku shkojnë këto para. Të paktën në Bashkinë e Tiranës janë të faktuara disa afera korruptive në të cilat kanë shkuar këto paratë, 5D, inceneratorët.



