Ministria e Jashtme kineze mohoi të hënën raportimet se Pekini mund t’i bashkohet një misioni të mundshëm paqeruajtës në Ukrainë, të kryesuar nga liderët e Bashkimit Europian.
“Dëshiroj të theksoj se raportimet në fjalë janë krejtësisht të pavërteta dhe qëndrimi i Kinës për krizën në Ukrainë është konsistent dhe i qartë”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze Guo Jiakun në përgjigje të pyetjes së një gazetari për këtë çështje.
Kina pretendon të jetë një palë neutrale në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, por mban lidhje të ngushta ekonomike dhe politike me Moskën, duke përfshirë furnizimin me mallra me përdorim të dyfishtë si parzmore apo drone.
Sipas gazetës gjermane Welt, e cila raportoi “burime diplomatike” anonime të Brukselit tha se pjesëmarrja e Kinës mund të rrisë pranimin e Rusisë për forcat paqeruajtëse në Ukrainë.
Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin e ka hedhur poshtë plotësisht idenë që trupat nga vendet e NATO-s të vendosen në Ukrainë, pjesëmarrja e Pekinit në mision mund të forcojë perspektivat për një përpjekje të suksesshme paqeruajtëse.
Misioni paqeruajtës i shtyrë nga një “koalicion i vullnetarëve” është një nismë e Britanisë dhe Francës që synon të bashkojë qeveritë aleate evropiane për të mbrojtur Ukrainën pas arritjes së ndonjë marrëveshjeje paqeje.



