
Lideri i PD-së, Lulzim Basha akuzon qeverinë se në mënyrë të papranueshme po heq familjarët e ish-të përndjekurve politikë nga e drejta e ligjshme e dëmshpërblimit. Gjatë një takimi me disa degë të PD në Tiranë, Basha tha se PD do të qëndrojë fuqishëm kundër çdo përpjekje te qeverisë për heqjen e dëmshpërblimit dhe u bëri thirrje familjeve të ish të përndjekurve të bashkohen me opozitën në 27 janar.



