Nutricionistja Daka: Dieta e balancuar, thelbësore për vajzat me çrregullime hormonale “PCOS”

Nutricionistja Daka: Dieta e balancuar, thelbësore për vajzat me çrregullime hormonale “PCOS”

Sindroma e vezoreve policistike (PCOS) është një çrregullim hormonal i zakonshëm tek vajzat dhe gratë në moshë riprodhuese.

 Ajo karakterizohet nga cikle menstruale të çrregullta ose të rralla, nivele të larta të androgjeneve (hormoneve mashkullore), si dhe prania e vezoreve me shumë ciste.

Në lidhje me këtë problematikë, nutricionistja Albana Daka, e ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, theksoi rëndësinë e një diete të balancuar në menaxhimin e PCOS-it.

Ajo zbulon cfarë ndikon tek PCOS dhe si ndihmon dieta në këto raste. 

50–70% e vajzave me PCOS kanë patur probleme me ciklin menstrual që në moshë të hershme, duke përjetuar cikël të çrregullt, vonesa të zgjatura dje cikël që ndodh më shumë se dy herë në muaj.

Këto janë shenja të një disbalance hormonale, shpesh të shoqëruar me rritje të masës dhjamore dhe inflamacion kronik në organizëm.

Menaxhimi i PCOS është një proces i ndërlikuar që kërkon bashkëpunim të ngushtë mes gjinekologut, mjekut laboratorik dhe nutricionistit.

Nutricionistja Daka numëron ushqimet që duhen shmangur nga vajzat me “PCOS”, duke vënë theksin te dieta ‘mesdhetare’ që është efikase në këto raste.. 

 ‘Dieta Mesdhetare’ konsiderohet modeli më efektiv për vajzat me PCOS. Ajo përfshin karbohidrate me indeks të ulët glicemik që nuk rrisin menjëherë nivelin e sheqerit në gjak, proteina të lehta: peshk, mish pule, sasi të vogla të mishit të kuq, proteina bimore, vaj ulliri dhe yndyrna të shëndetshme, perime të freskëta dhe fruta në sasi të moderuar, 

Duhet shmangur veçmas ushqimet e përpunuara dhe të shpejta (fast food), sheqernat e rafinuara, karbohidratet e bardha dhe yndyrnat, kafeja e tepërt dhe pijet energjike me shumë kafeinë e sheqer, kripa dhe konservantët në sasi të larta

Në shumë raste, rekomandohet edhe suplementimin me vitaminë D dhe omega-3, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit, stabilizimin e niveleve hormonale dhe përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës. 

Një stil jetese i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm është çelësi për menaxhimin e PCOS-it.

 Një regjim ushqimor i rregullt, i kombinuar me aktivitet fizik dhe ndjekje mjekësore të specializuar, mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës së vajzave dhe grave me këtë sindromë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy