Përshkallëzohet situata në Theth/ Eksponentët e PD përplasen me policinë. Turisti britanik: Pasaporta dhe sendet e mia nën rrënoja!

Përshkallëzohet situata në Theth/ Eksponentët e PD përplasen me policinë. Turisti britanik: Pasaporta dhe sendet e mia nën rrënoja!

Është përshkallëzuar sërish situata në Theth, ku IKMT po vijon aksionin për shembjen e objekteve pa leje. Eksponentët e PD-së janë përplasur me policinë, gjatë aksionit të IKMT në familjen Koçeku, raporton gazetarja Bendis Druni për edicionin e lajmeve në Mcn Tv. 

Ka qenë Luçiano Boçi së bashku me Bardh Spahinë që kur ka nisur aksioni kanë pasur përplasje fizike me uniformat blu, pavarësisht se uniformat blu s’i kanë lejuar të çajnë perimetrin, që t’u afrohen inspektorëve të IKMT. Përplasja ka zgjatur për disa minuta, së bashku me pronarët e vendit. Bëhet fjalë për familjen Koçeku, që ka pasur reagim të madh për aksionin në fjalë dhe ditën e sotme ka vijuar sërish të ketë një përplasje mes uniformave blu dhe kësaj familje.”

 

Një shtetas britanik që ndodhej në shtëpi tha për Mcn tv se nuk e kanë lejuar të marrë sendet personale, ku nën rrënoja gjendet edhe pasaporta e tij.

Boçi tha se “prishjet këtu janë selektive dhe policia dhe IKMT janë në kundërshtim të plotë me ligjin. Qytetarët kanë ndërtuar shtëpiza në territorin e tyre, në pronën e tyre, por kjo s’përputhet me oreksin e Ramës, që kërkon të rrëmbejë edhe këtë perlë të Shqipërisë, sikurse ka rrëmbyet perla të tjera. Paketën e ka bërë gati, është paketa e maleve.

Spahia tha se banorët po përballen me një terror shtetëror të paprecedentë. Ai tha se “Edi Rama është një besprerë, pasi u bëri thirrje emigrantëve të investonin, sot po i dhunon”.

 

 

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy