Rumani: Policia zbulon 8,500 ton nitrat amoni, tre herë më shumë se sasia që shkaktoi shpërthimin në Bejrut

Rumani: Policia zbulon 8,500 ton nitrat amoni, tre herë më shumë se sasia që shkaktoi shpërthimin në Bejrut

Policia rumune ka zbuluar mijëra ton nitrat amoni të ruajtura ilegalisht dhe në vende të pasigurta në të gjithë territorin.

Sasia e lëndës eksplozive ishte 8,500 ton, tre herë më shumë sesa sasia që shkaktoi shpërthimin tragjik në Bejrut. 

Në një deklaratë, forcat policore u shprehën se kanë kryer rreth 51 kontrolle brenda tri ditëve dhe se kanë nisur ndjekjen penale ndaj kompanive të dyshuara për neglizhencë dhe keqmenaxhim.

Në portin e Detit të Zi të Agigeas, oficerët gjetën një depo të paligjshme që mbante 5,000 ton nitrat amoni, ndërsa portet e Brăilas dhe Galaţit mbanin respektivisht 30 dhe 35 ton.

Rumania është një ndër importuesit kryesor të nitratit të amonit, i cili kur përzihet me lëndë të tjera shërben si fertilizues në bujqësi. 

Përbërja kimike duhet të ruhet në kushte të duhura dhe të sigurta e larg nga rrezet direkte të diellit.

Kushti kryesor është të mos ruhet afër zonave të banueshme për shkak të rrezikshmërisë që ka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy