Bizneset janë dakord të anëtarësohen në një Dhomë Tregtie, por kërkojnë të paguajnë sa më pak si kuotë vjetore. Në këtë mendim dolën shumica e sipërmarrjeve gjatë një takimi ku u diskutuan ndryshimet në ligjin për “Për Dhomat e Tregtisë”.
Ky ligj përcakton që kryetari i Dhomës zgjidhet nga vetë biznesi dhe jo të emërohet nga qeveria.



