Çipa: S’ka situatë shqetësuese me plehrat në Sarandë. Çmimet nën kontroll, në raport me vitin e kaluar (VIDEO)

Çipa: S’ka situatë shqetësuese me plehrat në Sarandë. Çmimet nën kontroll, në raport me vitin e kaluar (VIDEO)

Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Sarandë, Arben Çipa përmes një lidhje me skype në edicionin e lajmeve në MCN TV tha që nuk ka një situatë shqetësuese me plehrat në qytetin bregdetar.

Çipa tha se situata me ujin ka ndryshuar, por problemi është ende prezent. Çipa tha se ligji i ri për vijën bregdetare s’do ta zgjidhë problemin për plazhet publike, pasi hapësirat janë të vogla dhe popullsia e lartë.

Ai u shpreh se linjat e transportit urban duhet të jenë më të shpeshta dhe më të tepërta në numër, ndërsa theksoi se situata me çmimet është më e kontrolluar se një vit më parë.

Drupal Ad

Realiteti në këtë moment është ndryshe në Sarandë. Jemi në fazën finale, pastrimi ka filluar, dhe ndihemi të gatshëm për turistët e parë. Kemi prezencë të konsiderueshme turistike. Jemi në situatë të gatshme si bashkia ashtu edhe subjektet private. Sivjet sikur jemi pak me vonesë për përgatitjen e sezonit. Brenda këtij muaji do mbyllet çdo lloj cikli që ka filluar dhe është i papërfunduar. Duke qenë se jemi në fazë në ndërtim e sipër, është vënë re nga të gjithë turistët, por s’është keqinterpretuar. Situata s’ka qenë në Sarandë dhe Ksamil lidhur me papastërtitë. S’ka qenë çështje pakujdesie, apo të kemi situata të pakontrolluara. 

Kemi pasur premtime të forcave politike që do kemi ujë 24 orë, dhe kjo s’është serioze. Situata ka ndryshuar, por ndryshimi s’është i mjaftueshëm. Investimi për ujin duhet të ishte me kohë, është një prioritet. Ka ndryshuar situata për menaxhimin, por s’është e mjaftueshme. Nëse sasia s’është ajo që duhet të jetë problemi është prezent. 

Plazhet publike në Sarandë janë përcaktuar, por janë hapësira shumë të vogla, kurrë të mjaftueshme për numrin e lartë të turistëve. Ajo që duhet parë ndryshe, duhet parë në konsulencë me grupet e interesit. Saranda s’ka për të zgjidhur çështjen e plazhit në të ardhmen e shpejtë, në rast se qeveritë s’dëgjojnë sugjerimet tona. Nëse jepen leje ndërtimi të reja, pa përfshirë edhe pishinat, Saranda nuk do ketë zgjidhje. Edhe ky ligj për Sarandën s’do jetë zgjidhje, pasi hapësirat janë të vogla dhe popullsia e lartë. 

Problemi me transportin publik ekziston. Nëse implementohet projekti për një rrugë të dytë Sarandë-Ksamil, ku problem s’do ekzistojë. Linjat urbane që ekzistojnë duhet të jenë më të shpeshta, dhe më të tepërta në numër. Sivjet na rezulton që hotelet e kategorisë së mirë, kanë një numër të mirë rezervimesh. Kemi situatën e apartamenteve që ka krijuar një dritë-hije në çështjen e prenotimeve. Reflektim për çmimin ka, që erdhi nga viti i kaluar. Situata sivjet me çmimet është më e kontrolluar”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy