Azerbajxhani nis operacionin në rajonin Nagorno-Karabak

Azerbajxhani nis operacionin në rajonin Nagorno-Karabak

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit thotë se ka filluar operacionet "anti-terroriste" në rajonin e saj të shkëputur të Nagorno-Karabakut, që janë nën kontrollin armen.

Tensionet kanë qenë të larta për muaj të tërë rreth enklavës etnike armene, e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Njëmbëdhjetë policë dhe civilë të Azerbajxhanit janë raportuar të vrarë në një shpërthim mine dhe një incident tjetër.

Sirenat e sulmit ajror janë raportuar në qytetin kryesor të Karabakut.

Dy fqinjët, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë hyrë në luftë dy herë për Nagorno-Karabakun, së pari në fillim të viteve 1990 pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe në vitin 2020.

Që nga dhjetori, Azerbajxhani ka vendosur një bllokadë "de facto" të rrugës së vetme për në enklavë nga Armenia, e njohur si Korridori i Laçinit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy