FA parandalon tragjedi në Manati të Lezhës, largon nga zona 74 predha

FA parandalon tragjedi në Manati të Lezhës, largon nga zona 74 predha

Forcat e Armatosura kanë parandaluar një tragjedi në Manati të Lezhës, duke larguar nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm me peshë rreth 50 kilogramë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Olta Xhaçka,  e cila thekson se arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjesuar në një poligon të posaçëm.

“Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore. Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy