Koduzi: Ligji i 2014-s u hapi rrugën barnave jocilësore dhe të pasigurta   (VIDEO)

Koduzi: Ligji i 2014-s u hapi rrugën barnave jocilësore dhe të pasigurta (VIDEO)

Gazmed Koduzi, koordinator kombëtar për shëndetësinë në Partinë Demokratike, thotë se në Shqipëri hyjnë barna të pasigurta dhe kjo ndodh për shkak të ligjit të miratuar në vitin 2014. Sipas tij, ligji i ri, i hartuar në kohën kur ministër Shëndetësie ishte Ilir Beqaj, i ka hapur rrugën hyrjes në vend të barnave jocilësore dhe të pasigurta si dhe i ka detyruar kompanitrë serioze të largohen. 

Në 2014, qeveria e zotit Rama, me ministër zotin Beqaj, ndryshuan ligjin për barnat, duke i lënë hapësirë barnave me origjinë jo të sigurtë. Çdokush mund të thotë si ishte. Deri në atë moment hynin barna që nuk ishin të regjistruara në një kategori vendesh përveç atyre europiane. Ky cilësim u hoq dhe u cenua siguria dhe efektiviteti i barnave. 

Nëse flasim për skemën e rimbursimit, është një sektor i kontrolluar. Nëse funksionojnë hallkat është e pamundur të ndodhë manipulim. 

Ligji lë hapësira që në Shqipëri të hyjnë barna të origjinës së pasigurtë. Një bar, që të hyjë në Shqipëri, duhet të regjistrohet. Nuk vjen i pakontrolluar, por ne dimë që ka një ndryshim të madh cilësie. Vijnë në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me ligjin, por cilësia e tyre lë për të dëshiruar. Nuk ka cilësinë e duhur, e kam këtu fjalën për hapësirat që lë ligji. Kjo ka bërë që p.sh. nëse ju kujtohet gjatë kohës së Covidit vinin ato që i cilësuan barna kontrabandë. Në fakt, kompanitë kryesore ishin larguar nga Shqipëria për shkak të atij ligji. Kjo bëri që t’i lihej vendi barnave jocilësore. 

Lekët e koncesioneve merren nga sigurimet shëndetësore. Janë rreth 30 milionë euro në vit. Tenderat e barnave që bëhen nga ministria në shumë raste janë denoncuar për abuzime. Pra, ngrihet pyetja sa mirë menaxhohen taksat dhe paratë e sigurimeve shëndetësore? A po blihen barna cilësore me këto para apo po merren barna që përveçse nuk të shërojnë, mund të të çojnë edhe në komplikacione. 

Burimi është te ligji i barnave. A duhet të rikthejmë ligjin e vjetër apo të adaptojmë ligjin europian? Duhet reformim i institucioneve që merren me sigurinë e barnave. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy