Konfuzion për masat kufizuese në Itali, sindikatat kërcënojnë me grevë

Konfuzion për masat kufizuese në Itali, sindikatat kërcënojnë me grevë

Në Itali, vendimi i qeverisë për të mbyllur gjithçka, me përjashtim të shërbimeve bazë, ka shkaktuar konfuzion. Një sërë pyetjesh janë ngritur menjëherë pasi kryeministri Conte bërë të ditur vendimin e tij për masat kufizuese të radhës.

Cilët sektorë konsiderohen "shërbime thelbësore"? Dhe cilat nuk duhet të përfshihen në këtë kategori duke rregulluar mbylljen e të gjitha impianteve për të kufizuar pandeminë? Mbi të gjitha, si mund të sigurohemi që mallrat dhe produktet thelbësore janë në gjendje të arrijnë tek konsumatori përfundimtar pa ndërprerë zinxhirët komplekse të furnizimit që kanë pas tyre?

Vendimi i ri parashikon masa shtesë, që i detyrojnë shumicën e punëtorëve në fabrika dhe impiante të qëndrojnë në shtëpi. Dhe kjo ruan zinxhirët e furnizimit me ushqime dhe farmaceutikë nga ndërprerja e shërbimit për të lejuar supermarketet dhe farmacitë vazhdimësinë e furnizimeve. Dy prodhues të mëdhenj, Ferrero dhe Barilla, të gjithë prodhuesit e makaronave, salçiçeve, makineritë paketuese Ima etj mbeten të hapura. Por edhe sistemet strategjike në hapësirën ajrore dhe natyrisht të gjitha termocentralet.

Ajo që u njoftua nga Conte në rrjetet sociale si masë shtesë kundër koronavirusit, por që prek direkt bizneset dhe punëmarrësit, u përpunua në kryeministri përgjatë gjithë së dielës. Por kanë qenë disa draftet që kanë ndryshuar herë pas here për shkak të kërkesave të kompanive dhe shoqatave.

Pothuajse të gjitha shoqatat, nga Confindustria e deri tek artizanët i kanë shkruar kryeministrit Conte duke i kërkuar informacione për rregullat që hyjnë në fuqi, por me një tolerancë në aplikim deri të mërkurën. Sindikatat kishin kërkuar ditët e fundit masa urgjente të kontrollit për "frikën e dukshme midis punëtorëve të infektimin nga virusi ". Dhe vonë në mbrëmje, sekretarët e përgjithshëm të CGIL, CIS dhe UIL, të përballur me hipotezën e numrit të bizneseve që mbeten hapur, kërcënuan "mobilizim, deri në grevë të përgjithshme" në mbrojtje të shëndetit të punëtorëve.

Kompanitë e makinave dhe të gjithë furnizuesit e tyre - nga FCA në Ferrari (të cilat kanë I kanë konvertuar disa linja në prodhimin e ventilatorëve për mushkëritë e të prekurve me koronavirus), nga Pirelli në Brembo - tashmë kanë "fikur" fabrikat për dezinfektimin në përputhje me standardet shëndetësore. Fincantieri - me fabrikat e saj për prodhimin e anijeve - tashmë ka zvogëluar aktivitetet e saj duke dërguar të gjithë punonjësit në pushime deri në 29 mars. Masa që do të vazhdojë deri më 3 prill, edhe nëse ata që janë të përfshirë në sigurinë e impianteve do të mbeten në shërbim. Industria e hekurit dhe çelikut u cilësua fillimisht "jo thelbësor", për t’u parë ndryshe më vonë. Tekstilet, syzet, veshjet mbyllin fabrikat. Luxottica e ka njoftuar këtë vendim, furnizuesit e Gucci, Moncler dhe Prada do të ndalen. Mbyllen kantieret e ndërtimit, por mbase jo ato të veprave madhore. Do të varet nga prefektët. Shumë punëtorë të zonave qendrore dhe jugore dje nuk arritën të kthehen për shkak të bllokimit të transportit midis rajoneve. Konfuzioni po shtohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy