Ngritja e Gjykatës së Lartë/ KLGJ kualifikon dy gjyqtarë

Ngritja e Gjykatës së Lartë/ KLGJ kualifikon dy gjyqtarë

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka kualifikuar dy gjyqtarë për vendet vakante në Gjykatën e Lartë dhe i ka dhënë pesë ditë kohë një kandidati tjetër për të dhënë shpjegime në lidhje me plotësimin e kushteve.

Dy gjyqtarët e kualifikuar janë Nertina Kosova dhe Artur Kalaja, ndërsa i është lënë afat kandidatit nga radhët e juristëve të spikatur, Darjel Sina.

“Në përfundim të procedurave ligjore të verifikimit të plotë të kandidatëve nga radhët e gjyqtarëve, me qëllim funksionalizimin e plotë të Gjykatës së Lartë, Këshilli vendosi kualifikimin e znj. Nertina Kosova dhe z. Artur Kalaja, si dhe vijimin e procedurës së emërimit të tyre në Gjykatën e Lartë. Gjithashtu, në vijim të procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore, të kandidatit të fundit nga radhët e juristëve të spikatur, Këshilli vendosi t`i caktojë një afat pesë ditor z. Darjel Sina, për të dhënë shpjegime lidhur me plotësimin e kushteve dhe kritereve për anëtar të Gjykatës së Lartë të parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, njofton KLGJ.

Më tej, në përfundim të procedurës së verifikimit, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidates Ornela Naqellari dhe vijimin e procedurës së emërimit në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Gjithashtu, në vijim të procedurës së verifikimit të thelluar të kritereve ligjore të pranimit, pasurisë dhe figurës, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidatëve për magjistrat për pranimin në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021, përkatësisht z. Renis Sheshi, z. Orald Hoxha, znj. Dorina Alushi, znj. Ajshe Xhafa, znj. Anisa Brinja, znj. Dorentina Mulaj, znj. Elona Mërtiri dhe znj. Edona Vajushi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy