Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi është paraqitur këtë të premte në SPAK. Gazetari Arsen Rusta në një lidhje të drejpërdrejt me MCN Live thotë se Gaçi ndodhet në SPAK për çështjen e tjetërsimit të pronave në Gjilekë të Himarës.
Një fletëthirrjeje nga SPAK i është përgjigjur sot bashkëshorti i ish-ministres Xhaçka. Gaçi ndodhet në SPAK ku vazhdon të japë përgjigje për pyetjet e prokurorëve. MCN Live ka mundur të mësojë se kjo ka të bëjë me tjetërsimin e pronave publike në Gjilekë të Himarës ku në burg ka përfunduar Goro. Është hera e dytë që Gaçi paraqitet në SPAK. Prona që ishte blerë nga kompania e tij ndodhet në sekuestro. Sipas SPAK është përfituar në mënyrë të padrejtë.



