
Engjëll Musai, drejtor i gazeta Telegraf në MCN Live ka komentuar lidhur me mbledhjen e qeverisë deklaroi se partia ka mundësi dhe alternativa që ti diskutojë të gjitha, të mbledhë dhe kryetarët e bashkive në sistemin e saj partiak, por jo në atë qeveritar.
Ai tha se kjo nuk shkon dhe se ne duhet të ndajmë shtetin nga qeveria. Sipas tij, sot kemi një parti-shtet dhe do të ketë probleme për abuzimet që ka barë ajo.
E shoh në aspektin se kush do i paguajë shpenzimet që u bënë palë në atë mbledhje qeverie. Ajo që ne kemi kërkuar ishte pikërisht diferencimi midis partisë dhe shtetit dhe sot kemi parti-shtet dhe kjo është e pafalshme, ç’punë kanë drejtuesit e partisë me ministrat. Ata le të japin llogari po salla e partisë s’ka pse të mbushet me militantë, kjo kërkon njëlloj diferencimi. Nuk e pranoj dot që drejtuesit e partive të tjera të ishin aty në krah. Kush do i paguajë këto shpenzime këtë dua të di, abuzimet që janë bërë sa i përket bashkimit të parti-shtet dhe kjo është e papranueshme që të marrësh gjithë këto shpenzime. Jam i sigurtë se do të ketë probleme për abuzimet që ka bërë kjo parti-shtet.
Më tej ai shtoi se vetëm në Shqipëri ka ndodhur që zgjedhjet të bëhen në 4 vite dhe kjo e ka marrë peng demokracinë.
Me këtë situatë jo në 2025, apo 2028, por dhe 203o Rama do jetë në pushtet sepse e majta është njëshkolonë. Kur vjen puna dhe partia dhe vota ata e shkrinë talentin, harrojnë varfërinë, të gjitha dhe asgjë nuk ekziston. Plus që ka dhe një problem tjetër se e djathta është masakruar në 1.1 mln shqiptarë që kanë ikur nga 2013 deri tani minimalisht janë 80 e ca përqind të larguar.



