Izraeli ka kryer mbi 100 sulme ajrore në Siri të hënën, sipas Mbikëqyrësit Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë për mbrojtje të të drejtave të njeriut me seli në Britani të Madhe.
Organizata ka thënë se Izraeli ka shënjestruar objektet ushtarake në Damask, Dara, Latakia dhe Hama përfshirë qendrat e hulumtimit, armët, depot e armëve dhe aeroportet.
SOHR thotë se ka pasur qindra sulme ajrore izraelite në dy ditët e fundit, përfshirë në një vend në Damask që thuhet se është përdorur për zhvillimin e raketave nga shkencëtarët iranianë.
Sulmet vijnë pasi mbikëqyrësi kimik i OKB-së paralajmëron autoritetet në Siri që të sigurojnë që rezervat e dyshuara të armëve kimike janë të sigurta.
Sipas mbikëqyrësit kimik të OKB-së, Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), një armë kimike është një kimikat që përdoret për të shkaktuar vdekje ose dëmtim të qëllimshëm nëpërmjet vetive të tij toksike.
Përdorimi i armëve kimike është i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, pavarësisht nga prania e një objektivi të vlefshëm ushtarak, pasi efektet e armëve të tilla janë të padiskriminuara nga natyra.
Nuk dihet se ku dhe sa armë kimike ka Siria, por besohet se ish-presidenti Bashar al-Assad mbante rezerva dhe se deklarata që ai kishte bërë ishte e paplotë.



