“Shumë shpejt një takim i dytë Trump-Kim Jong un”

“Shumë shpejt një takim i dytë Trump-Kim Jong un”

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, thotë se një takim i dytë Trump-Kim Jong un mund të ndodhë shumë shpejt.

"Jam i bindur se kjo do të ndodhë", u shpreh Pompeo në lidhje me premtimin e Kim për denukelarizimin e Koresë.

Pompeo i bëri këto komente gjatë një konference shtypi të hënën së bashku me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton dhe ambasadoren e SHBA në Kombet e Bashkuara Nikki Haley.

Pavarësisht përmirësimit të lidhjeve midis Uashingtonit dhe Phenianit, që megjithatë nuk kanë ende  marrëdhënie diplomatike, Koreja e Veriut nuk besohet të ketë ndërmarrë ndonjë prej hapave të premtuar drejt heqjes dorë nga arsenali bërthamor.

Pompeo thotë se do të ishte marrëzi të caktosh një datë të sigurt për denuklearizimin e Koresë së Veriut. Ai shtoi se pret të shkojë përsëri në Penian para fundit të vitit për të organizuar një samit të dytë, ndërsa nuk pranoi të flanë lidhje me atë se në çfarë pike janë negociatat mes dy vendeve.

"Janë shumë gjëra që po ndodhin," tha zoti Pompeo. "Ne nuk do të flasim për gjendjen e negociatave", tha ai.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy