Piloti rus u flet pasagjerëve pas uljes: Lufta është krim, ta ndalim

Piloti rus u flet pasagjerëve pas uljes: Lufta është krim, ta ndalim

Të dashur pasagjerë, është kapiteni juaj që po flet. Po flas në emrin tim dhe jo si përfaqësues i linjës ajrore, mendoj se lufta në Ukrainë është një krim.

Këto janë fjalët e thëna nga një pilot rus i linjës ajrore Pobeda - që në rusisht do të thotë “fitore”, një degë e linjës ajrore Aeroflot, i cili iu drejtua pasagjerëve pas uljes në një fluturim komercial në Antalia, Turqi.

Identiteti i pilotit nuk bëhet me dije për momentin, por video e fjalimit pasionant të pilotit që dënonte luftën u bë menjëherë virale në rrjet dhe u përhap në Twitter dhe Youtube, ku e shpërndanë edhe zyrtarë të qeverisë ukrainase.

Fjalimi pasionant i pilotit kundër luftës

Sapo u ul, kapiteni u largua nga kabina dhe u fut në kabinën e pasagjerëve, ku mori altoparlantin dhe u dha të gjithëve një mesazh të qartë se dënonte sulmin rus në Ukrainë:

Zonja dhe zotërinj, ai që po ju flet është kapiteni. Mirësevini në Antalia, faleminderit që fluturuat me Pobeda. Unë po flas në emrin tim dhe jo si përfaqësues i linjës ajrore, mendoj se lufta në Ukrainë është një krim. Ne nuk duhet ta vazhdojmë këtë luftë, njerëzit e arsyeshëm duhet ta ndalojnë atë menjëherë. Mos e përkrahni këtë gjakderdhje. Faleminderit për vëmendjen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy