Dyshimet për lidhje me Gylenin, në Turqi arrestohen 176 ushtarë të tjerë

Dyshimet për lidhje me Gylenin, në Turqi arrestohen 176 ushtarë të tjerë

Turqia ka arrestuar 176 ushtarë, me dyshimin se kanë lidhje me rrjetin që qëndron pas përpjekjes [për grusht shteti, të organizuar 3 vjet më parë. Lajmin e bën të ditur agjencia Anadolu.

Operacioni policor u shtri në 49 provinca. Mes të arrestuarve janë 143 togerë, 6 pilotë dhe ushtarë të tjerë.

Ndjekësit e Fethullah Gulen, klerikut që jeton në SHBA dhe akuzohet nga presidenti Erdogan se qëndron pas përpjekjes për grusht shteti janë vënë në shënjestër që prej korrikut të vitit 2016, kur u vranë rreth 250 njerëz.

Gulen mohon të jetë i përfshirë në ngjarjet e vitit 2016. Që prej asaj kohe, në turqi janë burgosur rreth 80 000 njerëz janë burgosur dhe janë në pritje të gjyqit, ndërsa rreth 150 000 punonjës shtetërorë, personel ushtarak dhe të tjerë u shkarkuan ose u pezulluan nga puna.

Grupet e të drejtave të njeriut në Turqi dhe jashtë saj e kanë kritikuar ashpër këtë kundërpërgjigje të shtetit, ndërsa ky i fundit e ka motivuar të gjithën me nevojën për të ruajtur sigurinë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy