Moti i keq/ 230 hektarë tokë nën ujë, përmirësohet situata në Lezhë

Moti i keq/ 230 hektarë tokë nën ujë, përmirësohet situata në Lezhë

Është përmirësuar situata e shkaktuar nga moti i keq në Lezhë. Gjatë orëve të fundit ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët pa shkaktuar probleme shtesë.

Në total rreth 230 hektarë tokë bujqësore raportohet të jenë të përmbytura, konkretisht 30 ha në bashkinë Kurin dhe 200 ha në bashkinë e Lezhës.

Në territorin e Qarkut Lezhë ka patur  reshje shiu me intensitet të ulët, rreth 11 mm shi.

Kuota lumit Drin është në nivelin +0.6 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, (Kemi rrënje me 0.1 m, nga darka), kurse kuota e lumit Mat vazhdon të ketë gjendje të ngritur duke shkuar tek normalja, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumin Fan është rreth 39 m³/s, por pa krijuar probleme.

Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.

Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike.

Hidorvori Tale kuota - 0.3 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.

Hidrovori Shllinza kuota -1.4 m nga - 0.5 m kuota kritike.

Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, sipas rastit.

Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet:

Në ish kënetën Gjonëm vazhdon të kemi rreth 30 ha tokë të përmbytur.

Nga strukturat e MC të bashkisë  Lezhë, raportohet:

Në ish kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur akualisht rreth 100 ha.

Në njësinë adminstative Zejmen vazhdon të kemi kemi rreth 100 ha toke bujqësore te permbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh.

Në total si qark kemi rreth 230 ha tokë bujqësore të përmbythur. (30 ha bashkia Kurbin dhe 200 bashkia Lezhë).

Nga strukturat e MC të bashkisë  Mirditë, raportohet:

Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut janë me intensitet të ulët.

Probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pishëm nuk raportohen.

Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen. 

Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.

Edhe gjatë ditës së sotme struktuat e MC të bashkive të qarkut Lezhë, do të jenë në terren për të  ndjekur situatën dhe problematikat.

Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy